Z.Tase është diplomuar si Jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës ku në vijim ka përfunduar studimet e ciklit të dytë, Master në të Drejtën Civile. Gjatë studimeve të tij Z.Tase ka qënë i përzgjezdhur nga Fakuteti i Drejtësisë në bashkëpunim me Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, për të ofruar konsulencë ligjore falas për për njerëzit në nevojë. Përtej studimeve Z. Tase ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca të shumta si:

Nga viti 2015 deri në vitin 2018 ai ka qënë i angazhuar pranë studios ligjore “Elezi & Partners” ku trajtonte çështje civile dhe administrative të tilla si çështje që lidhen me të drejtën e pronësisë, të drejtën kontraktore, të drejtën tregtare, të drejtën e punës dhe të drejtën e familjes. Në mënyrë të veçantë ai ka trajtuar çështje që lidhen me të drejtat e pronësisë intelektuale, zbatimin e pronësisë intelektuale, pronësinë industriale (markat tregtare dhe të shërbimit, dizenjo industrialë etj) duke përfaqësuar klientë të rëndësishëm kombëtar dhe ndërkombëtar.

Prej vitit 2018 e në vijim Z.Tase, është angazhuar në drejtimin e degës në një shoqërie të huaj në Shqipëri, ku mban rolin e Drejtorit Ekzekutiv për Shqipërinë. Paralelisht ai ka ushtruar profesionin e Avokatit në qytetin e Tiranës, duke ofruar konsulencë ligjore për shoqëri tregtare me objekt aktiviteti në fushën e ndërtimit.

Z.Tase prej vitit 2019 është konsulent i jashtëm për çështjet juridike pranë shoqërisë “Aksent Business Cosulting” duke dhënë kontribut në hartimin e planeve të biznesit dhe raporteve mbi zhvillimin e biznesit në Shqipëri. Ai është i angazhuar në ofrimin e konsulencës juridike të specializuar në sektor të ndryshëm si: sektori i hidrokarbureve dhe energjitik, sektori i komunikimeve postare dhe elektronike, financat publike në pushtetin lokal dhe sektori i ndërtimit.

Z.Tase është anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë.