Shkelzen CENA

Shkelzen Cena, përfundoi studimet në Drejtësi në vitin 1996, me rezultate shumë të mira.

Në vitin 2020, u diplomua “Master i Shkencave në Drejtësi”, profili “E Drejta Penale”. Ai gjithashtu mban titujt “Avokat” dhe “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”. Nga viti 1998 deri në vitin 2000, ka punuar si oficer i policisë gjyqësore. Në vitin 2000, u emërua Prokuror, detyrë të cilën e ushtroi, për afro 20 vjet, në disa rrethe të vendit, duke u promovuar në karrierë, edhe si Drejtues Prokurorie. Gjatë kësaj periudhe, në vazhdimësi, ka marrë pjesë në trajnimet e organizura nga Shkolla e Magjistraturës, ndër të cilat mund të përmendim: Trajnimet me tema: “Teknikat e hetimit”, “Krimi kibernetik”, “Teknikat e hetimit proaktiv”, “Jurisprudenca e GJEDNJ, lidhur me të drejtat e personave me aftësi të kufizura”, “Struktura e Prokurorisë së Posaçme”, etj.

Në fillim të vitit 2021, ai filloi të ushtrojë profesionin e Avokatit, duke themeluar Studion e tij Ligjore “Cena”, ku vijon të punojë.