Helidon JACELLARI

Jaçellari ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në vitin 2014, në Universitetin e Romës, Itali, “La Sapienza”.  Ka përfunduar, gjithashtu në “La Sapienza” , Masterin Shkencor në Analizë Ekonomike të Institucioneve Ndërkombëtare (2011) dhe studimet bachelor për Marrëdhënie Ndërkombëtare (2008) në Fakultetin e Shkencave Politike.

Në vitet 2013-2016, ka punuar si Asistent Avokat në studion ligjore “Sinopoli” në Romë, Itali. Më pas ka punuar, në vitet 2016-2017, si Specialist në Njësinë e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Kryeministri. Nga viti 2017 deri më 2018, ka punuar si Specialist në Njësinë e Programeve të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit në Kryeministri ku ka kontribuar në bashkëpunim me “Centre for International Development (CID)” të “Harvard University” për zhvillimin e Diplomacisë Ekonomike.

Jaçellari u emërua Avokat Shteti pranë Zyrës së Përfaqësimit Ligjor në Gjykatat e Huaja Ndërkombëtare dhe në Arbitrazhin Ndërkombëtar në vitin 2018 ku pati një eksperiencë në disa çështje të rëndësishme Arbitrazhi Ndërkombëtar në forume si:  ICSID, UNCITRAL, ICC, SCAI.  Gjatë kësaj eksperience ka bashkëpunuar me Zyra ndërkombëtare ligjore si: Clifford Chance, Freshfields, Omnia Strategy dhe Gowling wlg.  Mbas një pune gati dy vjeçare në Arbitrazhin Ndërkombëtar merr vendimin të hapë zyrën ligjore Jacellari & Partners duke bashkëpunuar me zyra ligjore ndërkombëtare dhe duke lidhur një bashkëpunim të ngushtë në Shqipëri me Halimi Law & Tax duke u bërë pjesë e Lawyer Online Albania (LOA)