Dhimiter ZGURO

Dhimitër Zguro është në përfundim të studimeve për Drejtësi me rezultate të shkëlqyera pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Gjatë studimeve ka punuar fillimisht si mentor i një projekti në fushën e arsimit parauniversitar në kuadër të së drejtës për arsimim, e më pas si lehtësues pranë Qendrës “Për Arsim Cilësor”.

Paralelisht me studimet është angazhuar në organizata të ndryshme të shoqërisë civile, ndërsa aktualisht mban postin e Zëvendës Presidentit të shoqatës European Law Students Association Albania.

Nga tetori 2019 deri në dhjetor të po atij viti ka kryer Internship pranë studios ligjore “Halimi Law and Tax”, në të cilën është punësuar në pozicionin e juristit qysh prej muajit janar të 2021, duke përfaqësuar disa nga shoqëritë më të mëdha të telekomunikacionit dhe të sigurisë e ruajtjes fizike.