Arlind AHMETAJ

Z. Ahmetaj ka përfunduar studimet e Gjimnazit në SHAPE American High School ku u diplomua me Medalje Ari nga Presidenti i atëhershëm i Amerikës Barack Obama. Me pas ai përfundoi studimet bacelor për drejtësi në Universitetin e Hagës në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Evropiane, ku është diplomuar me rezultate të shkëlqyera. Z. Ahmetaj ka përfunduar gjithashtu Masterin në University College London, i specializuar në ligjin e konkurrencës. Në përfundim të studimeve të tij, Z. Ahmetaj përfundoi një program intensiv 16-javor për reformat publike (PDIA) pranë Harvard University.

Ai ka punuar pothuajse dy vjet si avokat për Bashkinë e Tiranës, ku ka qenë anëtar i Sektorit të Planifikimit Strategjik, ku është marrë me Marrëveshje të Partneritetit Publik-Privat dhe ka ndihmuar në zbatimin e projekteve të tjera në përputhje me legjislacionin shqiptar. Para ketij angazhimi ai ishte anëtar i ekipit ligjor në cështjen “Stanisic & Zupljanin” të Dhomës së Apelit pranë Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, si dhe anëtar i Komitetit të Helsinkit në Holland ku ka asistuar në projekte të ndryshme humanitare kryesisht me qendrat e paraburgimit të të rinjve në rajonin e Ballkanit.

Së fundi, Z. Ahmetaj është bashkuar me ekipin e Halimi Law & Tax si dhe mban pozicionin e Managing Associate pranë Rokas & Associates pjesë e Rokas International, ku ështe i angazhuar kryesisht me cështjet në sektorin hidrokarbur dhe atë bankar, ligjit tatimor, ligjit tregëtar, ligjin e konkurrencës, ligjin ndërkombëtar dhe atë Europian etj. Njëkohësisht, Z. Ahmetaj është Drejtori Ekzekutiv i fondacionit “Halimi Foundation Institute”.