Alban AVDULLA

Pas përfundimit të studimeve në ciklin Bachelor and Master, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Albani vijoj studimet pranë Shkollës së Avokatisë. Përtej studimeve të tij, Albani ka marrë pjesë në trajnime, konferenca dhe shkolla verore të ndryshme, ndër të cilat mund të përmendim:

  • Trajnim nga “Harvard University” me tematiken “Justice” dhe “Computer Science for Lawyers”, nga të cilat Albani është pajisur me “Certificate of Achievement”.
  • Shkollë verore, e organizuar nga Këshilli i Europës, në Zlatibor të Repubklikës Serbe, me tematikë “Përforcimin e ekspertizës juridike mbi Lirinë e Shprehjes dhe Medias në Europën Jug-Lindore”.
  • Konkurs Rajonal (gjyq simules), të organizuar nga “Civil Rights Defenders”, në të cilën moren pjesë përfaqësues të universiteteve nga të gjitha shtetet e Ballkanit, nga i cili Albani dhe skuadra e tij kanë fituar vendin e dytë.

 

Në përfundim të studimeve të tij, Albani, ka kryer dy praktika pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe gjithashtu pranë Parlamentit Anglez (House of Commons) në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe.

 

Paralelisht, Albani është thelluar në eksperiencat e tij profesionale, duke u punësuar pranë shoqërisë “Colosseo Construction” shpk, në pozicionin e juristit, në të cilën ka qënë kyesisht përgjegjës për përpilim dokumentash ligjore, ndjekje procedurash administrative, dhënie konsulence ligjore, etj.

Në vijim Albani është punësuar pranë Universitetit Europian të Tiranës, në pozicionin asistent pedagog, për të dhënë mësim në të Drejtën Europiane.

 

Më tej, Albani ka punuar si avokat pranë zyrës “Sinemati & Associates Law Firm”, përgjegjësitë e të cilit janë bazuar kryesisht në përfaqësimin gjyqësor, në ndjekjen e procedurave administrative, përgatitjen e dokumenteve ligjore, dhënien e konsulencës ligjore, etj. Gjatë kësaj experience, Albani ka patur mundësinë të punoj në më tepër se 70 cështje gjyqësore, që kanë ndihmuar edhe më tëpër në përgatitjen e tij profesionale.

 

Alban Avdulla ushtron profesionin e avokatit pranë “Halimi Law & Tax”.